Publikime dhe njoftime

Publikime dhe njoftime Të përgjithshme Trajnim dhe edukim Zhvillim karriere

Po rinis sezoni i trajnimeve në kuadër të Akademisë së Burimeve Njerëzore 08 Nentor 2024

Kemi kënaqësinë t`ju informojmë se duapune.com po rinis përsëri ciklin e  trajnimeve në kuadër të Akademisë së Burimeve Njerëzore. Ky set përbëhet nga 5 trajnime nga 4 orë të cilat do të realizohen në ambjentet e Hotel Lot, në qendër të Tiranës.

Trajnimet do të zhvillohen çdo të premte në orën 14:00 – 18:00

Startojmë me trajnimin e parë në dt. 08 Nëntor 2024 me temën “Njohuri të përgjithshme në Burime Njerëzore. Tematikat e këtij trajnimi janë si më poshtë:

  • Përcaktimi i Burimeve Njerëzore
  • Inventari i aftësive
  • Analiza e punëve dhe kompetencave
  • Profilet e kandidatëve dhe aftësitë
  • Gjetja e kandidatëve të duhur
  • Zhvillimi i Intervistave
  • Trajnimi i punonjësve
  • Vlerësimi i performancës
  • Privatësia, diskriminimi dhe mbrojtja e të dhënave
  • Kompensimi dhe Benefitet
  • Shëndeti dhe Siguria në punë

 

Trajnimet e tjera të këtij cikli do të zhvillohen në datat si në vijim:

  • Rekrutimi & Përzgjedhja e punonjësve - dt. 15.11
  • Menaxhimi i Kontratave të punës & Kodi i Punës - dt. 21.11
  • Menaxhimi i Performancës - dt. 06.12
  • Trajnimi & Zhvillimi i Punonjësve - dt. 13.12

 

Të gjitha trajnimet do të zhvillohen nga Menaxherë të suksessshëm në fushën e Burimeve Njerëzore me eksperiencë mbi 15 vjeçare.

Për më shumë informacion rreth secilit trajnim ju lutem klikoni Broshura ku do gjeni informacion për secilën nga temat përkatëse.

Ftojmë të marrin pjesë në këto trajnime të gjithë specialistët e BNJ që duan të zgjerojnë njohuritë dhe të njohin tendencat e fundit në fushën e BNJ. Nëse keni marrë pjesë më parë dhe keni njohuri, ju lutem shpërndajeni këtë informacion kolegëve tuaj që mund të jenë të interesuar. Në fund të ciklit të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë të liçensuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Për cdo informacion tjetër të nevojshëm ose për t’u regjistruar mund të më kontaktoni në këtë e-mail [email protected] si dhe në numrin e telefonit 0692031583 ose duke plotësuar formularin e regjistrimit.

HR Academy(6).png

HR Academy(2).png