Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 90245

Arkitekt Klienti

Tirane, Shqipëri 18-06-2024 edhe 2 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Arkitekt

Kohë e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

18-06-2024

---

---


Përshkrimi

Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Arkitekt Klienti

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Rolit: Harton dhe planifikon hapësira funksionale duke marrë parasysh estetikën, sigurinë dhe aksesueshmërinë, funksionalitetin për klientin, koston dhe specifikimet e materialeve të ndërtimit. Krijon dhe mirëmban marrëdhëniet kontraktuale me klientët e objekteve.


Detyrat

Përgjegjësitë:

  • Përpunon materiale grafike në funksion të shitjes dhe marketimit;
  • Përpunon projektin për zhvillim në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit të zyrës teknike;
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me disiplinat e tjera të zyrës teknike (MEP) dhe koordinon zbatueshmërinë e projektit;
  • Azhornon në kohë vizatime sipas kërkesave të klientit në bashkëpunim me stafin teknik të zbatimit;
  • Prezanton projektet te klienti;
  • Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit në përpërputhje me projektet e zhvilluara;
  • Vizaton detajet tip duke u udhehequr nga zgjidhjet që përputhen me kostot e projektit, specifikimet teknike të kërkuara etj;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve, duke i ndihmuar me materiale grafike etj, në funksion të shitjes;
  • Mban marrëdhenien me klientët;
  • Merr pjesë në takime me klientet për tu informuar për ndryshime që mund të kanë për hapesirat e brendeshme të asetit;
  • Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen lidhur me pozicionin.

Kualifikimet

Kualifikimet:

  • Diplomë në Arkitekturë;
  • Eksperiencë pune mbi 2 vjet;
  • Njohuri shumë të mira të të gjithë fazave të projektimit, nga projekt ideja, deri në projekt zbatim;
  • Njohuri të avancuara kompjuterike për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si, MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max, ose program tjetër renderimi;
  • Dëshirë dhe interes për t’i shkuar deri në fund detajeve të projektit, si dhe për të qenë pjesë aktive si në zyrë, ashtu edhe në kantiere;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për të përmbushur detyrat në kohë dhe me saktësi.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.progeen.com


Progeen Construction

PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore si kontraktor kryesor për subjekte të ndryshme publike. Standardi i lartë i ndërtimit dhe profesionalizmit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto 11 vjet të ekzistencës së saj, shoqëria ka mundur të ndërtojë marrëdhënie të forta besimi me bashkëpunëtorët dhe klientët, duke bërë që projektet të jenë gjithnjë e më të mëdha,  cilësore, dhe të suksesshme.


INFORMACIONE KONTAKTI