Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 90887

Arkitekt ne Mbikëqyrje Dhermi

Dhërmi, Shqipëri 18-06-2024 edhe 2 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Arkitekt

Kohë e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

18-06-2024

---

---


Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

Pozicioni:      Arkitekt në Mbikëqyrje

Departamenti:  Teknik

Vendndodhja:  Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrja e punimeve bëhet për çdo projekt dhe ka për qëllim kontrollin e mbarëvajtjes të të gjithë procesit të zbatimit të punimeve, në përputhje me projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit, duke patur parasysh dhe anën ekonomike të tij. Mbikëqyrësi përveç shërbimeve të kontrollit për zbatimin e punimeve, ndjek edhe grafikun e punimeve. Kontrollon periodikisht dhe në fazat më kryesore, librin e kantierit dhe është përgjegjës për saktësinë e vërtetësinë e dokumenteve që pasqyrohen në të.


Detyrat

  • Verifikon të gjithë dokumentacionin përkatës, të licensave, të autorizimeve dhe të lejeve, të cilat, sipas dispozitave në fuqi, duhet të merren para fillimit të punimeve;
  • Njeh me hollësi kontratën e sipërmarrjes dhe të gjitha akteve administrative që lidhen me të, si dhe njeh të gjitha ndryshimet e mundshme të kësaj kontrate me kalimin e kohës;
  • Njeh me hollësi projektin ne te gjitha fazat dhe ndryshimet e mundshme te tij;
  • Harton aktin e dorëzimit nga sipërmarrësi të dokumentacionit teknik dhe administrativ, si licensa, autorizime e leje të marra nga sipërmarrësi, ne bashkëpunim me inxhinierin e mbikëqyrjes;
  • Gjatë zbatimit të objektit jep instruksione me shkrim dhe nëse gjen shkelje të standardeve teknike dhe akteve ligjore dhe nënligjore, vë në dijeni sipërmarrësin, PM dhe MKTM;
  • Miraton të gjitha materialet ndërtimore te rifiniturave që përdoren në vepër duke respektuar projektin e zbatimit;
  • Kërkon kryerjen e provave të materialeve ndërtimore të vendosura në objekt; 
  • Bazuar në standardet e zbatimit të punimeve në ndërtim dhe legjislacionin shqiptar, kërkon pezullimin e përkohshëm të punimeve, në çdo rast me miratimin e Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike, për aq kohë sa quhet e nevojshme korrigjimi i gjendjes;
  • Kontrollon zbatimin e grafikut të hollësishëm të punimeve ndërtimore arkitektonike dhe i raporton Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe PM për realizimin e tij. Asnjë punim nuk do të mbulohet, maskohet apo betonohet pa miratimin e mbikëqyrësit të punimeve ndërtimore;
  • Merr pjesë në kolaudimin e veprës, jep mendimin e tij dhe asiston kolaudatorin në proces;
  • Kontrollon dhe miraton situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në fazat e ndryshme të punimeve ndërtimore;
  • Pas përfundimit të kolaudimit mbështetur në kontratën dhe në dokumentacionin tjetër, raporton në KT dhe informon PM për përfundimin e procesit të kolaudimit;
  • Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit;
  • Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që janë përtej fushës së njohurisë së Projekt Menaxherit;
  • Asiston Këshillin Teknik në fazat e hartimit të raportit të vlerësimit të projektit;
  • Raporton cdo ditë dhe në mënyrë periodike tek Menaxheri i Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe Projekt Menaxheri, për proceset e mbikqyrura;
  • Harton raportet e mbikëqyrjes një herë në muaj dhe raporte specifike në varësi të problematikave në kantier.

Kualifikimet

Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Arkitekture

Kualifikime të tjera:

  • Jo me pak se 10 vite eksperiencë në zbatim punimesh;
  • Eksperiencë 5 vjeçare në mbikëqyrje punimesh;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën në projektet përkatëse;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese për të punuar në skuadër;
  • Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit;
  • Njohje të programeve kompjuterike, paketa Office, AutoCAD, Microsoft Project, njohja e programit Revit përbën përparësi.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:  https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000002129001/Arkitekt-n%C3%AB-Mbik%C3%ABqyrje?source=CareerSite

 Afati i aplikimit: 18/06/2024

Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.balfindevelopment.al


Balfin DEVELOPMENT

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


INFORMACIONE KONTAKTI