Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 90919

Inxhinier Mekanik-Reparti i Saldimit

Tirane, Shqipëri 03-07-2024 edhe 9 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Inxhinier Mekanik

Kohë e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

03-07-2024

---

---


Përshkrimi

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin: Inxhinier Mekanik- Reparti Saldimit

Përshkrim i Përgjithshëm: Inxhinier Mekanik do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike të drejtimit të repartit mekanik dhe të saldimit.


Detyrat

  • Drejton repartin mekanik dhe të saldimit;
  • Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime;
  • Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve;
  • Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi;
  • Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.

Kualifikimet

  • Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike;
  • Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit;
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e emailit; [email protected]

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: [email protected]
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI