Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 90922

Arkitekt Projektues

Tirane, Shqipëri 19-06-2024 edhe 3 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Arkitekt

Kohë e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

19-06-2024

---

2


Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni:  Arkitekt Projektues

Departamenti:   Teknik

Vendndodhja:   Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Kujdeset për mbarëvajtjen e punëve që i caktohen duke bashkëpunuar me projektuesit e disiplinave të tjera brenda kompanisë, për të siguruar që dizajni i ndërtesës plotëson nevojat dhe është në përputhje me rregulloret e sigurisë dhe kodet e ndërtimit. Përgatit vizatime arkitekturore për çdo fazë të projektimit. Përgatit detajet dhe specifikimet teknike për zbatim. Krijon modele 3D të projekteve dhe gjeneron imazhe render.


Detyrat

  • Merr pjesë në hartimin e detyrave të projektimit, relacionet teknike dhe specifikimet teknike për projektin arkitektonik;
  • Harton strukturat/ vizatimet/ planet/ projektet në përputhje me kërkesat e investitorit dhe me ligjet /rregulloret në fuqi;
  • Merr në konsideratë llojin e ndërtimit në përputhje me kantierin, klimën si dhe ndërtesat përreth;
  • Krijon dhe përpunon projekte të ndryshme arkitektonike;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve dhe arkitektë të tjerë brenda ose jashte kompanisë;
  • Është përgjegjës për plotësimin e të gjitha materialeve grafike të nevojshme per secilën fazë të projektit;
  • Analizon kërkesat për ndryshime në projekt, në bashkëpunim me stafin e kantierit;
  • Harton raporte javore në lidhje me ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
  • Qëndron i përditësuar me tendencat më të fundit në arkitekturë dhe dizajn dhe i inkorporon ato në projekte sipas rastit;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen;

Kualifikimet

  • Të paktën 5 vite experiencë si ne fushen e projektimit dhe te zbatimit;
  • Aftësi kreative në projektim;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën;
  • Përdorimi i programeve, Auto Cad, Revit, Office, Photoshop dhe programe 3D si Sketchup ose 3DS Max, etj.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000002133155/Arkitekt-Projektues?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 19/06/2024

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.balfindevelopment.al


Balfin DEVELOPMENT

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


INFORMACIONE KONTAKTI