Kodi Punës: 96396
Ekonomist/e
Përshkrimi
HYBRID CLIMA SOLUTION kerkon te punesoje : Ekonomist/e
Detyrat
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Të funksionit Financiar
- Regjistrimi i faturave të blerjes, shitjes në sistemin e financës;
- Regjistrimi i veprimeve të arkës në sistemin e financës;
- Kontrolli i saktësise së hedhjes së veprimeve me bankat dhe arkën në financë;
- Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke;
- Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
- Mirëmbajtja e listës së aseteve të kompanisë, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve rregjistruese përkatëse në financë;
- Përgatit procesin e inventarit në fund të muajit dhe rakordon gjendjen kontabël me fizike;
- Kryen inventarin fizik të arkës periodikisht;
- Kontrolli i librave të blerjeve;
- Rakordim i palëve të treta;
- Deklarimet në sistemin tatimor online;
- Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës.
Të funksionit Kordinues
- Sigurohet që të gjitha operacionet e kompanisë të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga punëdhënësi;
- Përpilon dhe raporton te punëdhënësi në kohë për problematika të caktuara që kompania ka në lidhje me klientët;
- Ndjek dhe raporton ecurinë e stokut si dhe kujdeset për porositjen e artikujve të nevojshëm.Firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon mbylljen e gjëndjes së inventarit;
- Përpilon me përgjegjësi listë prezencat mujore të stafit, duke zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë drejtim (orarin normal të punës, orët jashtë orarit, ditët e festave zyrtare, lejet e zakonshme, etj), së bashku me kalkulimin e borderove dhe kërkon miratimin nga punëdhënësi.
Kualifikimet
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë në Degën Financë ose Menaxhim Biznes.
- Preferohet me eksperiencë të mëparshme (minimumi 2 vjet).
- Aftësi shumë të mira të programeve financiare dhe paketës Office.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftesi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup.
- Aftësi shumë të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave.
- Aftësi shumë të mira kontrolluese dhe organizuese.
- Me iniciative dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Te interesuarit ju lutem te dergojne Cv-te e tyre ne adresen : [email protected]
Ose kontaktoni ne numrin e telefonit : 0684004111
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".