Evente

Evente

AllWeb 2023, Konferenca mbi Marketingun Digjital në Tiranë

Duapune.com mori pjesë në Konferencën live mbi marketingun dixhital, të organizuar nga AllWeb Albania.

Një experience e vlefshme, ku brenda nje dite mund të merrje informacion të filtruar mbi këtë fushë nga eksperienca, mendimet dhe mënyrat e të perceptuarit të botës digjitale nga ekspert nga e gjithë bota.   

Në fjalimet e tyre, ata vunë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të biznesit digjital dhe impakti i Inteligjencës Artificiale në këtë fushe.

Eventi, që ka nisur me synim edukimin e tregut mbi industrinë e marketingut digjital, është tashmë i vetmi i këtij lloji në Shqipëri.

AllWeb u organizua për herë të parë në Tiranë, në vitin 2016, me një event që tejkaloi pritshmëritë e tij fillestare dhe u prit shumë mirë nga audienca e përbërë nga profesionistët e fushës dhe kompani e biznese novatore.

Ajo u rikthye me misionin e saj fillestar: “Të ofrojë përmbajtje cilësore, folës të shkëlqyer, raste studimore praktike, shkëmbim njohurish dhe shumë më tepër, me pjesëmarrjen e folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas, nën drejtimin e Gerti Boshnjakut, themelues dhe drejtues ekzekutiv i New Media Group, themelues i Business Magazine Albania dhe drejtues i portalit AlbaniaTech.

Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare.

21feb5e3-9bea-456c-a783-3b54ffddc914.jpg

5cee2200-b598-4c8d-9756-087626362ce8.jpg 

 556015af-6f48-4a6e-9113-06d169399841.jpg 

2f6a986f-38b8-4ba5-8dd3-1f117e3b0b80.jpg