Zhvillimi i aftësive të fuqisë punëtore është çelësi për rritjen e biznesit. Shumica e bizneseve pranojnë se zhvillimi i aftësive, njohurive, besimit dhe motivimit të punonjësve të tyre ndikon drejtpërdrejt në arritjen e objektivave kryesore të biznesit. duapune.com është përkushtuar në ofrimin e praktikave më të mira të menaxhimit të trajnimit në sektorin publik dhe privat. Programi ynë i trajnimit përfshin disa paketa të zbatueshme për kërkesat specifike sipas afateve kohore përkatëse, buxheteve dhe grupeve të synuara.duapune.com ka projektuar seminare trajnimi inovative / që përfshijnë praktikat tona më të mira, për ta bërë trajnimin më përfshirës dhe më bindës. Ne jemi specializuar për t’ju ndihmuar ju të arrini zgjidhjet më të mira të trajnimit për biznesin tuaj.
Nëse qëllimi i organizatës suaj është të ndërtojë aftësi të forta udhëheqëse, të krijojë individë të vetëfuqëzuar, të rrisë iniciativën në zgjidhjen e problemeve, ose të mësojë punonjësit se si të bashkëpunojnë dhe komunikojnë në mënyrë më efektive, DMCS ka gjithashtu një program për të adresuar nevojat tuaja dhe për të krijuar ndryshime të qëndrueshme.Fushat më të përfshira:
- Trajnimet e Aftësive Personale
- Aftësitë e Shitjeve
- Aftësi Menaxhimi dhe Mbikëqyrjes
- Aftësitë e Menaxhimit të Projekteve
- Shërbimi i Klientit
- Burimet Njerëzore
- Menaxhimi i Zyrës
- Menaxhimi i IT dhe kështu me radhë...
Të gjitha trajnimet dhe seminaret janë përshtatur për secilin klient dhe për nivele të ndryshme të punonjësve dhe njohurive. Të gjitha sesionet e trajnimit janë gjithmonë të përshtatura me nevojat specifike të stafit tuaj dhe janë shumë interaktive.