Të premten 27 tetor, 40+ gra sipërmarrëse nga e gjithë Shqipëria u mblodhën ne ambientet e Rogner Tirana per nje aktivitet i cili filloi ne 10:00 dhe përfundoi ne 19:00.
Kompani private, nënshkruese të Parimeve të Fuqizimit të Grave (WEPs), investitorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, ishin pjesë për të ndarë përvojat dhe njohuritë e tyre, për të eksploruar mundësi bashkëpunimi me gratë sipërmarrëse dhe për të kontribuar në përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në ekonominë e vendit!
Një prej grave sipërmarrese të ftuara ishte dhe menaxherja e duapune.com, znj Eljana Mete, e cila ishte pjesë e takimeve B2B ku mirëpriti në tavolinën e duapune.com disa gra biznesmene për të shkëmbyer eksperienca dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.
Aktiviteti mbështetej nga UN Women, në partneritet me BERZH-in në kuadër të Programit për Gratë në Biznes në Ballkanin Perëndimor, financuar nga qeveria suedeze.
Dritan Mezini : Kryetar i Shoqatës ICT, Ekspert i Transformimit Digjital, Themelues i duapune.com ishte moderator për panelin : Sesion Tematik 3: Transformimi Digjital dhe E-Commerce ku u diskutua për përdorimin e mundësive për ngritjen e aftësive digjitale; tregtinë digjitale si një kanal shitjesh që ndihmon bizneset të rrisin shitjet dhe të përmirësojnë imazhin digjital; potencialin e transformimit digjital.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave, njohjen e grave sipërmarrese me njera tjetrën dhe mbështetjen e tyre.