Evente

Evente

Leksion i Hapur "Rritja në Karrierë përmes Imazhit Personal" nga Dritan Mezini

Departamenti i Matematikës-Informatikës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT, organizoi një leksion i hapur nga Z. Dritan Mezini, bashkëthemelues i duapune.com dhe Drejtor Ekzekutiv i Albanian ICT Association (AITA).

Dritan Mezini, shquhet për kontributin e tij në transformimin dixhital, inovacionin e tregtisë elektronike dhe menaxhimin e projekteve në teknologji. Dritan Mezini është bashkëthemelues i duapune.com. Përmes kësaj platforme, ai ka kontribuar në rritjen e tregut të punës dhe ka ofruar mjete inovative për lidhjen midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve

Z. Mezini ka nisur leksionin duke përfshirë një seri mundësish të reja të punësimi, si punë në fushën e transportit (Uber Driver), menaxhimin e mediave sociale (Social Media Managers), pritjen në Airbnb, specialistin në shërbimet në cloud dhe dizajnerin e përvojës së përdoruesit. Ky aspekt ka qenë i rëndësishëm për të theksuar se tregu i punës po ndryshon dhe krijon mundësi të reja për karrierë.

Në vijim të leksionit, Z. Mezini ka përqendruar vëmendjen e studentëve në rëndësinë e imazhit personal. Ai ka theksuar se në një shoqëri ku komunikimi është gjithmonë në zhvillim, imazhi personal është një element kryesor për sukses në karrierë. Imazhi personal nuk është vetëm për botën virtuale, por gjithashtu për atë reale.

Z. Mezini ka shtuar se krijimi i një emri personal fillon me identifikimin e vlerave personale dhe marketingun e vetvetes duke përdorur ato vlera për të dalë në dukje nga "turma". Ai ka nxitur studentët të përditësojnë CV-të e tyre dhe letrat e motivimit, duke iu përshtatur nevojave të vendit të punës.

Në fund të leksionit, ka dhënë disa këshilla të konkreta për përmirësimin e imazhit personal dhe i është përgjigjur pyetjeve të studentëve për kërkesat e tregut të punës dhe për përmirësimin e imazhit personal.

Ky leksion ka ofruar një perspektivë të rëndësishme për studentët e këtyre degëve në lidhje me përgatitjen dhe prezantimin e tyre në tregun e punës, duke theksuar rëndësinë e imazhit personal dhe krijimit të një emri të fortë profesional.

1.jpg

2.jpg

4.jpg

5.jpg