Evente

Evente Publikime dhe njoftime Trajnim dhe edukim

Suksesi i trajnimit te dyte te HR Academy

Suksesi i Akademisë së Burimeve Njerëzore cila vazhdoi me trajnimin më date 02 qershor 2023. Në trajnim morën pjesë 13 pjesëmarrës të cilët ishin të motivuar për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre në fushën e Rekrutimit.

Trajnimi filloi në orën 14:00 me një mirëseardhje të ngrohtë për të gjithë pjesëmarrësit. Sesioni nisi me aktivitete prezantuese për të inkurajuar ndërveprimin dhe për të krijuar një atmosferë pozitive mësimi. Pjesëmarrësit u prezantuan sërish për pjesëmarrësit e rinj, ndanë pritshmëritë e tyre nga trajnimi dhe diskutuan shkurtimisht eksperiencën e tyre në trajnimin e parë.

Sesioni I dytë u thellua në konceptet themelore të rekrutimit, duke përfshirë rolin dhe përgjegjësinë e Burimeve Njerëzore në procesin e rekrutimit, leximi dhe analizimi I CV, specifikat e ndryshme, tipet e intervistave etj .

Pjesëmarrësit u ndanë në grupe më të vogla për aktivitete ndërvepruese dhe raste studimore. Gjithashtu u zhvillua edhe një Role Play për të krijuar idenë e një interviste.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, duke marrë njohuri dhe udhëzime shtesë.

Pjesëmarrësit u angazhuan në mënyrë aktive në diskutime, treguan interes për temat dhe morën pjesë në aktivitetet e grupit.

Në trajnimet në vijim, do të mbulohet një sërë tematikash të burimeve njerëzore, duke përfshirë kodin e punës dhe kontratat, menaxhimin e performancës, marrëdhëniet me punonjësit dhe teknologjinë në burimet njerëzore.

Trajnimi i rradhes do të jetë në dt. 9 Qershor në orën 14:00 me tematike: Menaxhimi i  kontratave të punës dhe Kodi i Punës.

 WhatsApp Image 2023-06-05 at 11.06.45 AM.jpegWhatsApp Image 2023-06-05 at 11.06.45 AM (1).jpegWhatsApp Image 2023-06-05 at 11.06.45 AM (2).jpegWhatsApp Image 2023-06-05 at 11.06.46 AM (1).jpeg