Postuar më: December 7, 2023
Shoqatat e tregtisë elektronike të Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe Shqipërisë kanë nënshkruar një Memorandum për themelimin e Aleancës së Tregtisë Elektronike në Ballkan - BECA, e cila do të advokojë për lehtësimin dhe promovimin e tregtisë elektronike në nivel rajonal. Krijimi i BECA është mbështetur nga Fondi Rajonal i Hapur për Europën Juglindore - Tregtia e Jashtme, nga BE dhe Qeveria Gjermane dhe është zbatuar nga ekipi i konsulentëve të DM Consulting Services dhe nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, në zyrat e së cilës u nënshkrua memorandumi.
Pesë Shoqatat e Tregtisë Elektronike nga Ballkani, nënshkrueset e memorandumit janë themelues dhe anëtarë të Bordit Drejtues të Aleancës së Tregtisë Elektronike në Ballkan, në veçanti Shoqata e Tregtisë Elektronike në Serbi - Ivan Tanasković, Shoqata e Tregtisë Elektronike Shqiptare - Valer Pinderi, Shoqata e Tregtisë Elektronike nga Bosnja dhe Hercegovina - Orhan Gazibegović, Shoqata për Tregti në Internet "eComm" nga Bosnja dhe Hercegovina - Alma Ahmić dhe Shoqata e Tregtisë Elektronike Maqedonase - Nina Angelovska Stankov.
Aleanca përbëhet nga organet e mëposhtme drejtuese - Kuvendi, Bordi Drejtues, Kryetari i Bordit Drejtues dhe Kuvendi, koordinatori kryesor dhe koordinatorët kombëtarë për çdo vend. Kryetarja e Shoqatës së Tregtisë Elektronike Maqedonase, Nina Angelovska Stankov, u zgjodh Presidentja e parë e Aleancës së Tregtisë Elektronike në Ballkan. Angelovska, së bashku me ekipin e Shoqatës së Tregtisë Elektronike Maqedonase, si presidente e parë do të udhëheqë punën gjatë vitit të parë.
Aktivitetet e BECA-s do të përqendrohen në krijimin e një të ardhme më të mirë për tregtinë elektronike ndërkufitare në Ballkan, duke krijuar politika të lidhura me tregtinë elektronike dhe lobimin për ndryshim, por edhe duke adresuar sfidat e ndryshme nga zinxhiri i tregtisë elektronike. Kjo përfshin adresimin e çështjeve të lidhura me tarifat doganore, pengesat administrative, strategjitë e përbashkëta të transportit, kuadrat rregullatore, dhe më shumë. Aleanca gjithashtu do të shërbejë si bazë për ndarjen e informacionit, njohurive, opinioneve dhe praktikave midis anëtarëve.