Postuar më: January 16, 2025
Si duhet të qasemi në një intervistë pune? Çfarë duhet të veshim apo të pyesim? Këtyre pyetjeve u dha përgjigje ekspertja e punësimit dhe menaxherja e duapune.com, Eljana Mete, e cila theksoi se vërtetësia e informacionit, gjuha e trupit, qëndrimi dhe veshja janë të rëndësishme në një intervistë pune.
... “CV-të nuk janë edhe aq mirë të përgatitura, nuk vendosen gjuhët e huaja dhe trajnimet. Për këtë janë këshillimet e karrierës. Vërtetësia është shumë e rëndësishme. Së pari, duhet të informohesh për kompaninë. Së dyti, gjuha e trupit – duhet të informohen shumë për ‘body language’. Sipas studimeve, vetëm 7% është e rëndësishme në atë që aplikanti thotë, pjesa tjetër është mënyra si hyn në derë, mënyra si shtrëngon dorën, mënyra si qëndron në karrige...”, tha ekspertja Mete.
Klikoni për të parë videon e plotë.