Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

Cfare eshte teknika “pomodoro” dhe pse duhet ta aplikosh në punë?

Teknika “pomodoro” është një metodë e suksesshme që ka të bëjë me rritjen e nivelit të produktivitetit, për të përmbushur një detyrë të caktuar. Fillimisht u zhvillua nga Francesco Cirillo në fund të viteve ’80 dhe më pas, u aplikua edhe në shkollat e biznesit në Romë. Emri e ka origjinën nga “pomodoro” (në italisht “domate”), pasi ora e parë që përdori Cirillo ndodhej në kuzhinë dhe kishte formën e një domateje.

Kjo teori konsiston me vendosjen e orareve fikse për kryerjen e detyrës, por edhe për të marrë pushime midis, të cilat nxisin kreativitetin.

Ç’të duhet për ta aplikuar? Një laps, një letër dhe një orë me alarm.

Hapat janë:

  • Zgjidh një detyrë që do ta përmbushësh.
  • Vendos alarmin për 25 minuta.
  • Puno me detyrën derisa të bjerë alarmi.
  • Merr një pushim të shkurtër, 5-10 minuta.
  • Puno sërish për 25 minuta. 

kliko ketu per artikullin e plote