Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës Media Trajnim dhe edukim

HCHub Albania organizon aktivitetin mbi "Trendet e Kapitalit Njerëzor 2023" në kuadër të Javës Botërore të Sipërmarrjes

Sot në datën 14 nëntor 2023 në ambientet e Protikut u organizua takimi i 5-të i rradhës të HCHub Albania. HCHub Albania është një nismë e re e disa partnerëve, përfaqësues të komunitetit të menaxhimit të kapitalit njerëzor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e lindur si nevojë për të adresuar sfidat më të nxehta dhe të ndjeshme, me të cilat përballet tregu i Kapitalit Njerezor. Kjo nismë ka mbledhur rreth vetes drejtuesit e BNJ, ekspertët, drejtuesit e kompanive dhe të gjithë profesionistët të cilët përballen me këto sfida dhe shprehin gatishmëri për të diskutuar dhe bashkëpunuar në lidhje me zgjidhjet e tyre.

Ky aktivitet u organizua me një nga bashkëpunëtorët e duapune.com Deloitte, sëbashku dhe me Ministrinë e Sipërmarrjes, dhe Protik.

Në vijim të aktiviteteve të javës globale të sipërmarrjes, u paraqitën gjetjet e raportit të trendeve të kapitalit njerëzor 2023.

“Raporti i Trendeve Globale Të Kapitalit Njerëzor” është një përmbledhje e gjetjeve më kryesore nga rezultatet e vrojtimit global të Deloitte, në të cilin përfaqësohet edhe Shqipëria me një kapitull të dedikuar. Drejtues biznesesh vendase, profesionistë të funksionit të Burimeve Njerëzore, drejtues ekzekutivë, por edhe përfaqësues nga bota akademike kanë dhënë mendimin e tyre mbi rëndësinë, gatishmërinë dhe mundësitë e tyre për të adresuar një listë të çështjeve parësore që lidhen me menaxhimin e kapitalit njerëzor.

Sipas rezultateve të vrojtimit për Shqipërinë, vihen re disa trende kryesore të kapitalit njerëzor si më poshtë:

Menaxhimi i venitjes së "pozicioneve të punës"

Fuqizimi i ndikimit njerëzor nëpërmjet teknologjisë

Aktivizimi i “të ardhmes së vendit të punës”

Përfaqësimi i zërit të punonjësve etj.

11111.jpg

b.jpg

 

d.jpg

f.jpg

g.jpg