Postuar më: October 2, 2023
Suksesi i Akademisë së Burimeve Njerëzore vazhdoi me trajnimin më date 29 Shtator 2023. Në trajnim morën pjesë 10 pjesëmarrës të cilët ishin të motivuar për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre në fushën e Rekrutimit.Trajnimi filloi në orën 14:00. Sesioni nisi me një përmbledhje nga moduli I parë ,aktivitete prezantuese për pjesëmarrësit e rinj për të inkurajuar ndërveprimin dhe për të krijuar një atmosferë pozitive mësimi. Ata ndanë pritshmëritë e tyre nga trajnimi dhe diskutuan shkurtimisht eksperiencën e tyre në trajnimin e parë.Sesioni I dytë u thellua në konceptet themelore të rekrutimit, duke përfshirë rolin dhe përgjegjësinë e Burimeve Njerëzore në procesin e rekrutimit, leximi dhe analizimi I CV, specifikat e ndryshme, tipet e intervistave etj .Pjesëmarrësit u ndanë në grupe më të vogla për të organizuar disa lojëra bazuar në raste studimore. Gjithashtu u zhvillua edhe një Role Play për të krijuar idenë e një interviste.Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, duke marrë njohuri dhe udhëzime shtesë.Pjesëmarrësit u angazhuan në mënyrë aktive në diskutime, treguan interes për temat dhe morën pjesë në aktivitetet e grupit.Në trajnimet në vijim, do të mbulohet një sërë tematikash të burimeve njerëzore, duke përfshirë kodin e punës dhe kontratat, menaxhimin e performancës, marrëdhëniet me punonjësit dhe teknologjinë në burimet njerëzore.
Trajnimi i rradhes do të jetë në dt. 6 Tetor në orën 14:00 me tematikë: Menaxhimi i kontratave të punës dhe Kodi i Punës.