Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: October 22, 2020
A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te beni ate qe keni enderruar gjithnje? Tani eshte koha te mos fantazoni me per punen tuaj te endrrave por te filloni ta jetoni ate!
Ndryshimi i karrierës është një proces i natyrshem i jetës. Statistikat tregojnë se shumica e njerëzve ndryshojnë jo vetëm punë por dhe karrierën gjatë jetës së tyre. Dhe shumë prej tyre më shumë se një herë. Njerëzit ndryshojnë dhe bota përreth nesh gjithashtu ndryshon. Ajo që ju ka entuziazmuar rreth 20 vitet më parë mund të mos ju entuziazmojë më sot. Ndërsa kalojnë vitet dhe bëheni një person më i pjekur, bota ndryshon dhe ju e përjetoni në forma të ndryshme. Është e pashmangshme që përvojat tuaja dhe marrëdhëniet tuaja me njerëzit e tjerë të kenë një efekt në interesat, pëlqimet, mospëlqimet dhe pikëpamjet tuaja. Dhe përfundimisht, kjo do të shfaqet në mënyrën se si ju doni të shihni vendin tuaj në univers.
Shumë njerëz ndihen të mbërthyer me punët e tyre të përditshme. Ata mund te kuptojnë që diçka nuk po shkon mirë në jetën e tyre dhe se ata duhet të bëjnë një ndryshim, por shpesh është konformiteti ai qe kushtezon ndërmarrjen e veprimeve te tjera. Një karrierë e stabilizuar dhe një punë e paguar mirë është e mjaftueshme që shumë njerëz të heshtin atë zë brenda tyre qe kerkon ndryshim. Por, ja qe ndonjëherë ju duhet të rrezikoni. Sepse ka gjasa qe ndryshimi t'ju paguaje me mire dhe t'ju permbushe jo vetëm nga ana materiale.
Gjetja e profesionit tuaj të vërtetë, e asaj çfarë ju ben te ndiheni te realizuar e të lumtur, ju jep më shumë kënaqësi sesa një pagë e mirë për punën tuaj në fund të çdo muaji.
Një ndryshim karriere ne moshë të mesme shpesh vjen nga dëshira për të bërë diçka që ju pëlqen duke kontribuar gjithashtu në "botë", komunitet / shoqeri, sado në mënyrë modeste që mund të jetë. A e ndjeni edhe ju atë dëshirë? Dëshironi të bëni ndryshim? Për të filluar përsëri? Atëherë bëjeni! Filloni me të tani! Merrni pak kohë per veten tuaj, shkoni në një vend larg te perditshmes për disa ditë dhe të mendoni për karrierën tuaj. Bëni plane për ndryshimin e karrierës tuaj dhe kthehuni me mendjen per ti vene ne jete ato qe menduat.
Pasi të keni gjetur punën e ëndrrave apo ate se cfare realisht deshironi te beni, filloni të kërkoni sa me shume informacion ne ate fushe.
Kur të keni përfunduar kërkimin tuaj, ajo që mbetet për të përcaktuar është se në cilën mënyrë dëshironi të hyni në karrierën tuaj të re.
Një mundësi tjetër dhe më e sigurt për hyrjen në një fushë të re është në formën e të punësuarit me kohë të pjesshme. Gjatë kohës së tranzicionit në karrierë, ju mund të konsideroni të filloni karrierën tuaj të re si një punë me kohë të pjesshme. Ndërsa ekspertiza dhe reputacioni juaj rritet dhe ju po punoni në fushën tuaj të re, do të vijë momenti të kaloni nga profesioni me kohë të pjesshme në atë me kohë të plotë dhe të shkëlqeni në karrierën tuaj të zgjedhur për vite me radhë ose për dekadat që vijnë.
Pra, çfarë po mendoni akoma? A ka ardhur koha për të bërë realitet mendimet rreth një ndryshimi në karrierë dhe për të "pushtuar" një fushë të re? Nëse përgjigjja është PO, mos hezitoni. Filloni të planifikoni përpara dhe të merrni masa!
Ne ju urojme sukses! ^-^
Pershtatur nga: https://www.europelanguagejobs.com/blog/3-reasons-change-your-job-now-actualize-it
"Miku juaj per pune dhe karriere" - duapune.com