Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: January 5, 2022
Kur miliarderi Ray Dalio dha dorëheqjen si CEO i "Bridgewater Associates" në vitin 2011 pas 35 vitesh në krye, administrata pati vëshirësi të përshtatej me ndryshimin madhor që patën.
Bridgewater ka përdorur prej kohësh teste personaliteti për qëllime rekrutimi dhe menaxhimi. Pra, për të kuptuar se si të ndërtonte ekipin, Dalio kishte profesionistët më të mirë që ai njihte të plotësonin një vlerësim personaliteti për një orë për të kuptuar efikasitetin e testit. Profesionistë duke përfshirë bashkë-themeluesin e Microsoft, Bill Gates, themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, bashkëthemeluesin e Netflix, Reed Hastings dhe bashkëthemeluesin e Twitter, Jack Dorsey, të cilët ju nënshtruan testit.
Dalio mësoi nga testet, që të gjithë këta drejtues kompanish "kanë shumë të përbashkëta". Më poshtë mund të gjeni karakteristikat e elitës, si Musk dhe Gates, sipas "Principles".
Ata kanë një përkushtim deri diku të ashpër për të arritur qëllimet
Vendosmëria e tyre ekstreme
Ata kanë vizion, por edhe fleksibilitet
Ata janë elastik në vendimet e tyre
Ata kanë aftësinë për të parë "the bigger picture"
Të vëmendshëm ndaj detajeve
Ata janë të pasionuar pas asaj që bëjnë
Burimi: https://cnb.cx/3HJPTJ5