Postuar më: October 9, 2023
Suksesi i Akademisë së Burimeve Njerëzore vazhdoi me trajnimin më datë 06 tetor 2023. Në trajnim morën pjesë 10 pjesëmarrës të cilët ishin të motivuar për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre në kuadrin ligjor të Burimeve Njerëzore.
Moduli I tretë u thellua në diskutimin e Kodit të Punës, duke përfshirë kontratat e punës, dosjet e personelit dhe sigurinë në punë. Trajnimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit me pyetje konkrete nga puna e tyre e përditshme.
Pjesëmarrësit u ndanë edhe në grupe më të vogla për të zgjidhur disa raste studimore reale.
Në trajnimet në vijim, do të mbulohet një sërë tematikash të burimeve njerëzore, duke përfshirë menaxhimin e performancës, marrëdhëniet me punonjësit dhe teknologjinë në burimet njerëzore.
Moduli i rradhës do të jetë në dt. 13 Tetor në orën 14:00 me tematikë: "Trajnimi dhe zhvillimi I punonjësve“