Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: October 11, 2024
Sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2024, shqiptarët nga Shqipëria janë ndër më të shkëputurit nga bota dixhitale në rajon, me vetëm 4% që kanë përdorur ChatGPT, ndërsa Kosova kryeson me 20% të përdoruesve të Inteligjencës Artificiale. Përqindja e shqiptarëve që kanë kryer blerje online është 27%, më e ulëta në rajon, krahasuar me 44% në Kosovë. Shqipëria gjithashtu ka përqindjen më të ulët të përdoruesve të Netflix, me vetëm 12%, në kontrast me 38% në Kosovë.
Në përgjithësi, qytetarët shqiptarë kanë një përdorim të ulët të shërbimeve dixhitale, përveç shërbimeve qeveritare online, ku janë lider në rajon. Në Malin e Zi, 7% e popullsisë përdor Inteligjencën Artificiale, ndërsa në Serbi kjo shifër është 6%. Për blerje online, Mali i Zi dhe Serbia kanë përkatësisht 32% dhe 35%. Netflix ka shikueshmëri më të lartë në Malin e Zi 25%, Bosnje 20%, dhe Maqedoninë e Veriut 17%.