Postuar më: May 7, 2024
Në një intervistë për “Money Report”, Zëvendës Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, shprehu strategjinë e qeverisë për reformimin e arsimit profesional. Kjo strategji bazohet në tre shtylla kryesore: investime në infrastrukturë shkollore, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional.
Në aspektin e investimeve në infrastrukturë, Manjani theksoi rëndësinë e kësaj pike për funksionimin e strategjisë. Po ashtu, përmend që rreth 100% e nxënësve kryejnë praktika në ambientet e shkollës dhe pranë bizneseve. Shtylla e dytë është përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, duke rishikuar kurrikulat për të përmbushur nevojat e tregut të punës. Kjo, sipas saj, do të sigurojë një ndërlidhje më të mirë me tregun e punës.
Manjani gjithashtu përmendi se mbi 60% e nxënësve që studiojnë në arsimin profesional gjejnë punë që në periudhën e shkollës. Në përpjekje për të rritur kualifikimin në sektorë të caktuar, si teknologjia e informacionit dhe hoteleri-turizmi, qeveria ka filluar programe si kodimi, duke subvencionuar kurset për të rinjtë që interesohen për këto fusha.
Në fund, Manjani diskutoi edhe programin e garancisë rinore, i cili synon të mbështesë punësimin e të rinjve dhe të integrojë më shumë kategoritë në tregun e punës, duke shpresuar që kjo do të reduktojë më tej papunësinë.