Publikime dhe njoftime

Publikime dhe njoftime Psikologjia e punës

2 pyetje qe Bill Gates i ben vetes sa here ka probleme

Me suksesin, vijnë edhe problemet. Mirëpo, themeluesi i Microsoft ka mësuar gjatë jetës se si t’i përballojë ato. Në një postim në blogun e tij, GatesNotes – ku trajton pandeminë e Covid – Gates u ndal edhe te mënyra se si i qaset ai problemeve. “Që kur isha adoleshent, e kam trajtuar çdo problem të ri dhe të madh në të njëjtën mënyrë: duke filluar me dy pyetje. E kam përdorur këtë teknikë në Microsoft dhe e përdor edhe sot. I bëj këto pyetje fjalë për fjalë çdo javë në lidhje me Covid-19,” shkruan ai.

Pyetjet janë:
1. Kush e ka trajtuar mirë këtë problem?
2. Çfarë mund të mësoj prej tyre?

Ndryshe nga çfarë mund të bëjë shumica prej nesh kur përpiqemi të zgjidhim problemin, Gates këshillon që para se të përpiqemi ta zgjidhim, duhet të mësojmë më shumë rreth tij. Me fjalë të tjera, të sillesh si “nxënës” dhe të mësosh nga përvoja e të tjerëve. Mund të jetë e vështirë të pranosh që ke nevojë të mësosh prej të tjerëve, por në shumë raste mund të jetë zgjidhja më e mirë. E thënë ndryshe, është si të shohësh tutorial “si të zhbllokosh lavamanin”. Dikush tjetër e ka bërë përpara jush dhe e ka ndarë këtë informacion. Ju thjesht mësoni më shpejt. E vetmja gjë që duhet të bëni është të hulumtoni. 

 

https://www.inc.com/jason-aten/bill-gates-says-these-are-2-questions-he-always-asks-when-solving-big-problems.html