Postuar më: September 29, 2022
AllWeb Albania rikthehet në Shqipëri këtë nëntor, pas dy vitesh!
Konferenca ndërkombëtare e marketingut dixhital , është e fokusuar në shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e biznesit. AllWeb u organizua për herë të parë në Tiranë, Shqipëri në vitin 2016, me një event që tejkaloi pritshmëritë e tij fillestare dhe u prit shumë mirë nga audienca e përbërë nga profesionistët e fushës dhe kompani e biznese novatore. Ajo rikthehet me misionin e saj fillestar: “Të ofrojë përmbajtje cilësore, folës të shkëlqyer, raste studimore praktike, shkëmbim njohurish dhe shumë më tepër.
Temat e këtij viti do të jenë përvoja e përdoruesit, eksplorimi kreativ, metaverse, web3, strategji biznesi dhe si çdo herë praktikat më të mira të marketingut dixhital.
Me pjesëmarrjen e 12 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas, nën drejtimin e Gerti Boshnjakut, themelues dhe drejtues ekzekutiv i New Media Group, themelues i Business Magazine Albania dhe drejtues i portalit AlbaniaTech.
Ky 2 nëntor do t’u dedikohet: marketingut dixhital, kreativitetit, metaverse, përvojës së përdoruesit, web3 dhe strategjive të biznesit. Ftojmë të gjithë drejtuesit e nivelit C, menaxherët e marketingut, agjensitë e reklamave, ekspertët e PR dhe komunikimit, sipërmarrësit, pronarët e SME-ve dhe konsulentët e biznesit të na bashkohen në këtë konferencë një-ditore që do t’ju lërë pa frymë.
Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:
Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me
Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
Për më shumë informacion kliko këtu Businessmag