Publikime dhe njoftime

Publikime dhe njoftime Punëdhënës Psikologjia e punës

Nga Janari 2024 punesimi i personave me aftesi ndryshe do jete i detyrueshem

Ministria ka paraqitur një propozim të rëndësishëm për përfshirjen e personave  me aftësi ndryshe në tregun e punës. Propozohet një ndryshim në ligjin për nxitjen e punësimit duke detyruar të gjitha bizneset në numër të lartë të punësuarish të integrojnë në ekip persona me aftësi ndryshe. Kjo nuk aplikohet vetëm në sektorin privat por edhe në entet publike. Ligji parashikon një proçedurë të re për deklarimin e punonjësve me aftësi ndryshe që do të jetë aktive nga janari 2024. Në rast se punëdhënësi nuk punëson persona me aftësi ndryshe atëhere duhet të paguaj një përqindje të barabartë me pagën minimale dhe kontributet përkatëse për çdo person që nuk është i punësuar në këto kushte. Ky propozim synon të promovojë përfshirjen dhe barazinë në ambientet e punës.

 

Burimi: Tirana Post