Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: February 3, 2021
“Turnitin” u mundëson institucioneve akademike të sigurojnë cilësinë dhe integritetin në procesin e të nxënit të studentëve.
Turnitin është një shërbim online për parandalimin e plagjiaturës që promovon integritetin akademik dhe vlerësimin efikas dhe mbështet arritjen e rezultateve akademike në të gjitha lëndët dhe nivelet arsimore.
Kompania u krijua në 1998, kur katër studentë nga Universiteti i Kalifornisë, “Berkeley” bënë një kërkesë në mënyrë që të rishikonin punën midis studentëve.
Studentët duhej të dorëzonin projektet e tyre dhe ata i bënin komente njëri-tjetrit, por këta të rinj zbuluan se shokët e tyre të klasës i huazuan punët e tyre dhe i kopjuan ato. Për të ndihmuar të ndalonin këtë situatë, ata krijuan instrumentin e rishikimit në vitin 2000.
Sot Turnitin është një aleat në nxitjen e të menduarit origjinal dhe të të mësuarit në mënyrë autentike, duke zhvilluar teknologji të përparuar që u mundëson institucioneve të eleminojnë plagjiaturën, të sigurojnë komente formuese, të marrin raporte gjithëpërfshirëse dhe të hetojnë sjelljen e keqe akademike. Aktualisht u shërben më shumë se 15,000 institucioneve në të gjithë botën dhe ka selinë në Oakland, California, me zyrat ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Australi, Kore, Indi dhe në të gjithë Amerikën Latine.
Si funksionon? Lexo >> KETU <<