Psikologjia e punës

Psikologjia e punës Të përgjithshme

7 mënyra të shëndetshme për të filluar ditën tuaj

A jeni një person që zgjoheni me energji në mëngjes? Për disa prej nesh,  pa marrë parasysh sa herët fleme një natë më parë, ne zgjohemi gjithmonë duke u ndjerë të rraskapitur dhe pa fuqi. Këtu janë disa këshilla se si të filloni mëngjesin tuaj në një mënyrë të shëndetshme që ju bën të ndiheni energjikë dhe gati për ditën tuaj.

  • Zgjohuni natyrshëm duke lejuar dritën e mëngjesit të hyjë në dhomën tuaj
  • Bëni aktivitet fizik ose nëse nuk keni kohë vetëm shtriqje të muskujve ndërkohë që jeni shtrirë
  • Në fillim pini ujë më pas pini kafe 
  • Shmangni butonin snooze të ziles tuaj të celularit
  • Hani mëngjes
  • Kufizoni përdorimin e pajisjeve elektronike para se të flini dhe kur zgjoheni në mëngjes
  • Mundohuni të bëni një gjumë të mirë (lexoni një libër para se të flini dëgjoni muzikë relaksuese etj)

Së fundmi, përpiquni të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë. Trupat tanë dëshirojnë rutinën dhe natyrisht ndjekin zakonet që formohen. Rutinat nuk vendosen kur ndiheni mirë, ato janë atje për ditët kur nuk ndiheni më mirë. Nëse praktikoni rutina të shëndetshme, trupi juaj ka më shumë gjasa të rikuperohet më shpejt dhe ka më pak të ngjarë të sëmuret.

 

Kliko ketu per artikullin e plotë.