Psikologjia e punës

Psikologjia e punës

Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.

Dita Botërore e Shëndetit Mendor ( çdo 10 Tetor që prej vitit 1992) ka në fokus ndërgjegjësimin, sensibilizimin, sjelljen në nivel global lidhur me shëndetin mendor. Synimi kryesor i kësaj dite është sigurimi i  një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.

Stigma është ende prezente, e për fat të keq në nivel të konsiderueshëm shumë individë që vuajnë probleme të shëndetit mendor, për ta shmangur atë dhe diskriminimin që e shoqëron,refuzojnë të shkojnë tek specialisti.