Psikologjia e punës

Psikologjia e punës Të përgjithshme

Si ndikon "Workaholism" te shëndeti fizik dhe mendor.

Në kohët e fundit ka pasuar një rritje e vëmendjes ndaj shëndetit dhe mbështetjes mendore në ambientet e punës. Në një studim global nga McKinsey Health, 28% e punonjësve amerikanë raportuan se vuajnë nga "burnout" në vendin e punës. Përveç kësaj, është e rëndësishme të nënvizohet se ka një ndryshim midis të punuarit shumë dhe fenomenit të quajtur "workaholic."

"Workaholic" është një term i krijuar nga psikologu Wayne Oates në 1971 për të përshkruar personat me nevojë të pakontrollueshme për të punuar pa ndërprerje. Këta individë shfaqin mungesë ekuilibri mes jetës profesionale dhe personale dhe janë të përqendruar në punë në mënyrë të pakontrollueshme. Ndryshe nga përkushtimi i shëndetshëm ndaj punës, "workaholics" janë të varur nga puna, duke e bërë atë një obsesion që mund të çojë në probleme të shëndetit mendor dhe stres.

"Workaholism" mund të sjellë izolim dhe ndikim negativ në marrëdhëniet personale. Personat që janë të përqendruar shumë në punë mund të përjetojnë nivele të larta të ankthit dhe depresionit, duke rrezikuar shëndetin mendor dhe fizik.

Më poshtë janë disa këshilla të shkurtra për të gjetur një ekuilibër më të mirë mes punës dhe jetës personale:

1. Vendosni një orar dhe respektojeni:

Vendosni një orar të rregullt pune dhe respektoni atë për të shmangur shtimin e orarit të punës.

2. Gjeni diçka për të bërë pas pune:

Gjeni hobi ose aktivitete që ju sjellin kënaqësi dhe që ju ndihmojnë të shkëputeni nga puna pas orarit të punës.

3.Delegim i Detyrave:

Mësoni të delegoni detyrat në ekipin tuaj për të zvogëluar ngarkesën e punës dhe për të lejuar kohë më shumë për aktivitete personale.

4.Ndihma Profesionale:

Nëse workaholism-i ndikon shëndetin tuaj, konsultohuni me një profesionist të shëndetit mendor për mbështetje dhe këshilla.

Kujtojini vetes se një jetë e shëndetshme dhe e balancuar kërkon një ekuilibër mes suksesit në punë dhe kujdesit për veten. 

Burimi:  Monitor