Postuar më: May 18, 2023
Stresi i shkaktuar nga papunësia ka një ndikim të madh në shëndetin fizik dhe mendor. Përvec sigurimit të të ardhurave që është shumë e rëndësishme puna lejon që ne të zhvillojmë aftësi sociale dhe të ndertojmë identitetin tonë. Papunësia ka një sërë pasojash që nuk duhet ti injorojmë një nga të cilat është stresi. Stresi nga papunësia vjen nga shkaqe të ndryshme si psh: stresi që vjen nga vështirësitë financiare , ulja e mirëqënies, ndjenja e izolimit shoqëror dhe ndjenja e fajësisë. Nga statistikat është vën në dukje që tek njerëzit e papunë nivelet e stresit janë dukshëm më të larta se sa pjesa tjetër e popullsisë. Në një studim të kryer ne 2018, rezultatet treguan se kur dikush ngel i papunë, nivelet e tyre të mirëqenies ranë në mënyrë drastike dhe nivelet e ankthit u rritën.
Në një studim nga ( Rautio et al.) ku u morën parasysh indeksi i masës trupore, niveli i aktivitetit fizik dhe faktorë të tjerë sociodemografikë, të papunët ishin në një rrezik më të lartë për të patur para-diabet dhe diabetin e tipit 2. Me pak fjalë, papunësia ka pasoja përtej faktorëve psikologjikë dhe në shëndetin tonë fizik. Këto rezultate janë të një rëndësie të veçantë, sepse shëndeti i dobët mund të vështirësojnë gjetjen e një pune. Për shkak të kësaj, është thelbësore që këta njerëz të trajtojnë dhe menaxhojnë stresin e tyre dhe të adoptojnë zakone më të shëndetshme. Një tjetër sëmundje që u evidentuan ishin ato kardiovaskulare. Përveç një çlirimi anormal të kortizolit (si pasojë e nivele të larta të stresit), janë vënë re gjithashtu nivele të ngritura të proteinave C-reaktive dhe fibrinogjenit. Këto të fundit janë të lidhura me sistemin kardiovaskular.