Punëkërkues

Punëkërkues Psikologjia e punës

9 strategji efikase për menaxhimin e stresit në punë

Stresi i punës është reagimi ndaj një situate të re dhe të frikshme në mjedisin e punës, me të cilën një punonjës nuk mund të përballet apo ta menaxhojë ashtu siç duhet. Kjo ndodh kur një punë ka kërkesë më të lartë se aftësia e një personi. Stresi i punës mund të jetë i dëmshëm dhe pozitiv. Stresi pozitiv në vendin e punës na motivon për të arritur objektivat, por nga ana tjetër, stresi negativ ndikon jo vetëm në punë por edhe në shëndetin mendor.

 9 strategji efikase për të menaxhuar stresin në punë:

1. Meditimi

Meditimi është një strategji individuale e të menduarit që çon në përqendrim të thellë. 

2. Duhet të keni një qasje pozitive ndaj punës

Të kesh një qëndrim pozitiv do të thotë të jesh optimist për punën tënde. Nëse përballeni me një problem në vendin e punës, gjeni mënyra për ta zgjidhur atë në vend që të stresoheni.

3. Mos mendoni më shumë sesa duhet

Mendimi i tepërt për punën tuaj mund të krijojë stres brenda jush, dhe gjithashtu zvogëlon aftësinë për të marrë vendimet e duhura. 

4. Muskuj të relaksuar

Relaksimi i thellë i muskujve është një teknikë e dobishme dhe e lehtë për të përballuar stresin e punës. Qëllimi i tij është të largojë frikën dhe ankthin nga punonjësit.

5. Menaxhimi i kohës

Është një faktor thelbësor për të zvogëluar stresin jo vetëm në vendin e punës, por gjithashtu ju mund të menaxhoni stresin në jetën e përditshme duke menaxhuar kohën.

6.Flisni me dikë

Nëse ndiheni të stresuar për punën tuaj, flisni me dikë që mund të kuptojë ndjenjat tuaja dhe merrni këshilla se si të përballeni me ankthin. Ndarja e gjërave me të tjerët ju bën të ndiheni më të relaksuar dhe të qetë.

7. Bëni ushtrime fizike

Ushtrimet ditore mund të përfshijnë ecje, vrap, vallëzim, xhiro me biçikletë, joga, ngritje peshash dhe not. Ose ushtrime që ju bëjnë të ndiheni të qetë.

8. Ndërtoni një marrëdhënie pozitive me stafin

Për të shmangur ndonjë problem apo stresin në vendin e punës, duhet të ndërtoni një qëndrim pozitiv me anëtarët e stafit. Duke pasur marrëdhënie të mira me stafin, do të shpëtoni nga konfliktet në vendin e punës. Një ambient pune pozitiv ju ndihmon të ndiheni edhe më të motivuar.

9. Mos hezitoni të flisni me një psikolog

Nëse i keni përdorur të gjitha llojet e taktikave dhe stresi ende nuk po zvogëlohet,atëherë ju e keni të nevojshme që të kërkoni ndihmë profesionale. Këshillohet që të flisni me një psikolog,të cilët përmes terapive mund t’ju ndihmojnë që të kapërceni stresin kronik.                                                                            

Burimi: Monitor