Postuar më: November 10, 2022
duapune.com ishte me studentët në ceremoninë e diplomimit 2022 të Universitetit Marin Barleti, mbajtur më 9 Nëntor 2022.
Një nga folesit e kesaj ceremonie ishte Z. Dritan Mezini, sipërmarrës, bashkëthemelues i portalit online të punës dhe karrierës duapune.com dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë.
Z. Mezini në fjalën e tij përshëndeti të sapodiplomuarit dhe ndau disa këshilla me ta:
"Ky nuk është fundi i garës por fillimi i garës së jetës. Të ndajmë së bashku një lajm të mirë, kjo garë sapo ka filluar.
Mos harroni se vlera reale e një diplome përcaktohet nga mënyra se si do të zbatoni njohuritë që keni marrë në universitet për të bërë një ndryshim në jetën tuaj dhe komunitetin tuaj, përndryshe është thjesht një kualifikim në letër”.
Z. Mezini ndau me të sapo-diplomuarit disa fakte për punët e së ardhmes:
"Profesioni më i dashur që duhet të keni me vete është "PUNËDASHJA". Është një profesion që nuk bën dallim mes gjinisë, moshës, arsimit specifik, vendit, kohës dhe që nuk ju braktis kurrë.
Çdo lloj pune ka një element dixhital. Kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të jenë programues. Mundësitë dixhitale sjellin mundësi për të gjithë. Ecni krah për krah me teknologjinë për të qenë më të mirët në drejtimin që keni zgjedhur".
“Ju falenderoj për mundësinë që më dhatë për t'ju dhënë këto këshilla dhe ju uroj gjithë të mirat në rrugëtimin tuaj pas universitar.
Ju ectë mbarë në jetë dhe në karrirë.
Shijoni këto momente të veçanta për ju dhe familjet tuaja."