Postuar më: August 21, 2023
Kemi kënaqësinë t`ju informojmë se duapune.com, në vijim të kryerjes me sukses të trajnimit të sesionit të qershorit 2023 të Burimeve Njerëzore po rinis përsëri për sesionin e vjeshtës ciklin e trajnimeve në kuadër të Akademisë së BNj. Ky set përbëhet nga 6 trajnime nga 4 orë të cilat do të realizohen në ambjentet e Hotel Lot, në qendër të Tiranës. Trajnimet do të zhvillohen çdo të premte në orën 14:00 – 18:00.
Startojmë me trajnimin e parë në dt. 22 Shtator 2023 me temën “Njohuri të përgjithshme në Burime Njerëzore. Tematikat e këtij trajnimi janë si më poshtë:
Trajnimet e tjera të këtij cikli do të zhvillohen në datat si në vijim:
Rekrutimi dhe Përzgjedhja e punonjësve – 29 shtator
Menaxhimi i Kontratave të punës dhe Kodi i Punës – 6 tetor
Menaxhimi i Performancës – 13 tetor
Trajnimi dhe Zhvillimi i Punonjësve – 20 tetor
Teknologjia & AI në HR – 27 tetor
Të gjitha trajnimet do të zhvillohen nga Menaxherë të suksessshëm në fushën e Burimeve Njerëzore me eksperiencë mbi 15 vjeçare. Për më shumë informacion rreth secilit trajnim ju lutem klikoni Broshura ku do gjeni informacion për secilën nga temat përkatëse.
Ftojmë të marrin pjesë në këto trajnime të gjithë specialistët e BNJ që duan të zgjerojnë njohuritë dhe të njohin tendencat e fundit në fushën e BNJ. Nëse keni marrë pjesë më parë dhe keni njohuri, ju lutem shpërndajeni këtë informacion kolegëve tuaj që mund të jenë të interesuar. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje. Për cdo informacion tjetër të nevojshëm ose për t’u regjistruar mund të më kontaktoni në këtë e-mail [email protected] si dhe në numrin e telefonit 0692031583 ose duke plotësuar formularin e regjistrimit.