Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100525

Arkitekt

Tirane, Shqipëri 23-04-2025 edhe 23 ditë

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Arkitekt
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
23-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN sh.p.k. janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN Sh.p.k. çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Kompania ndodhet me seli në Rr. “Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intecosat, Shkalla A, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Arkitekt

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: A jeni një arkitekt kreativ që kërkon të ushtrojë një ndikim të vërtetë në shoqëri? Progeen po kërkon një arkitekt projekti ambicioz për t'iu bashkuar kompanisë tonë dhe për të qënë pjesë e disa projekteve emocionuese.


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të hartojë projekte të mirë-detajuara nëpërmjet programeve kompjuterike të specializuara CAD;
  • Konsultohet me pjesën tjetër të ekipit lidhur me fisibilitetin, efikasitetin, funksionalitetin, sigurinë e objekteve që do të projektohen;
  • Duhet të marrë parasysh faktorë si: kufizime e normativa ligjore, urbanistike, mjedisore dhe projekt buxhetet;
  • Punon ngushtësisht me profesionistë të tjerë si inxhinierë strukturistë, inxhinierë zbatimi, menaxherët e projekteve, normistë;
  • Ndjek procedurat për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe aplikimin për pajisje me leje ndërtimi;
  • Të përgatisë raporte, propozime, dhe nxjerrjen e volumeve për zërat e punimeve mbi projektin akitekturor;
  • Të përshtatë planet e projektet sipas rrethanave dhe të zgjidhë problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të ndërtimit;
  • Të ndjekë modifikimet dhe kërkesat specifike të klientëve për apartamentet e tyre dhe të përgatisë preventivat përkatës;
  • Të koordinojë projektin arkitektonik gjatë gjithë fazave të projektimit/zbatimit edhe me disiplinat e tjera si projekti konstruktiv, projekti elektrik, projekti mekanik, projekti hidraulik, projekti i infrastrukturës, etj.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Kërkesat:

Edukimi: Diplomë në Arkitekture;
Eksperienca:  Eksperiencë pune 3-5 vite si Arkitekt;

Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi kreativite dhe organizative;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë;
  • Të ketë aftësi në ideimin dhe përgatitjen e projektit duke përfshire planifikimin urban, dhe projektimin arkitektonik;
  • Të jetë i aftë të bëjë zbërthimin e detajeve arkitektonike dhe konstruktive në përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat;
  • Të punojë i pavarur në projektim;
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
  • Gatishmëri për të përfunduar/ndjekur detyrat e dhëna dhe afatet e projektimit;
  • Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 23.04.2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.progeen.com


Progeen Construction

PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore si kontraktor kryesor për subjekte të ndryshme publike. Standardi i lartë i ndërtimit dhe profesionalizmit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto 11 vjet të ekzistencës së saj, shoqëria ka mundur të ndërtojë marrëdhënie të forta besimi me bashkëpunëtorët dhe klientët, duke bërë që projektet të jenë gjithnjë e më të mëdha,  cilësore, dhe të suksesshme.


INFORMACIONE KONTAKTI