Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Përgjegjës/Koordinator i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE)

Durres, Shqipëri 02-11-2026 edhe 25 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121497
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
02-11-2026
Vendodhja:
Durres, Shqipëri

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ke pasion të punosh në fushën e sigurisë në punë dhe dëshirë për të bërë ndryshim? Ky është rasti. Progeen është në kërkim të një Inxhinieri HSE që do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta. Nëse ke përvojë në menaxhimin e rreziqeve, trajnimin e stafit dhe zbatimin e politikave HSE, kjo është mundësia jote! Apliko tani dhe bëhu pjesë e grupit tonë!

Pozicioni: Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)
Vendndodhja: Durrës


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Zbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat e shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Organizon dhe realizon instruktime periodike për punonjësit e shoqërisë dhe punonjësit e nënkontraktorëve;
  • Organizon dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe ligjor që lidhet me sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • Trajnon punonjësit për njohjen, kuptimin dhe zbatimin e DVR-së në aktivitetet e tyre të përditshme;
  • Kryen inspektime ditore në kantier për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe për verifikimin e përputhshmërisë me masat e sigurisë;
  • Identifikon dhe eliminon rreziqet potenciale përmes veprimeve parandaluese dhe korrigjuese në përputhje me DVR-në dhe planin e sigurisë;
  • Informon dhe trajnon stafin mbi procedurat e evakuimit në raste emergjente, sipas planit të sigurisë;
  • Mbledh dhe ruan regjistrat për inspektimet, trajnimet, aksidentet dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • Përgatit raporte javore të detajuara mbi gjendjen e sigurisë në kantier, të cilat i dorëzohen drejtuesit/inxhinierëve të kantiereve si dhe menaxherit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Siguron një linjë të rregullt komunikimi me drejtorin e kantierit për çështje që lidhen me zbatimin e masave të sigurisë dhe përmirësimet e nevojshme; si dhe me menaxherin e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Harton, përditëson dhe zbaton procedurat e reagimit në rast situatash të paparashikuara apo aksidentesh, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse;
  • Verifikon që i gjithë stafi të ketë marrë në dorëzim pajisjet mbrojtëse individuale (PMI) dhe siguron plotësimin dhe arkivimin e procesverbaleve përkatëse të marrjes në dorëzim.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Aftësitë kryesore:

  • Diplomë në Inxhinieri;
  • Eksperiencë pune mbi 2 vjet;
  • Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit brenda datës 02/11/2026.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.progeen.com


Progeen Construction

PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore si kontraktor kryesor për subjekte të ndryshme publike. Standardi i lartë i ndërtimit dhe profesionalizmit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto 11 vjet të ekzistencës së saj, shoqëria ka mundur të ndërtojë marrëdhënie të forta besimi me bashkëpunëtorët dhe klientët, duke bërë që projektet të jenë gjithnjë e më të mëdha,  cilësore, dhe të suksesshme.


INFORMACIONE KONTAKTI