Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier/e Ndertimi Zyre

Tirane, Shqipëri 31-10-2026 edhe 23 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121576
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
31-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Nderto Karrieren tende me T&XH sh.p.k.

Në T&XH sh.p.k. po zgjerojmë ekipin teknik në Tiranë.

Kërkojmë një profesionist/e për pozicionin: Inxhinier/e Ndertimi Zyre

Nëse ke mbi 3 vite eksperiencë në sektorin e ndërtimit dhe di të mbash nën kontroll kostot, afatet dhe dokumentacionin e një projekti, duam të të njohim.


Detyrat

  • Analizimi i projektit dhe detajimi i preventivit, për kalkulimin e kostos paraprake të objektit.
  • Hartimi i grafikut të detajuar të punimeve në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit dhe ndjekja e ecurisë së tij.
  • Menaxhimi i devijimeve në projekt.
  • Kontrolli i zbatimit të punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ.
  • Përpilimi i librezave të masave dhe i situacioneve pjesore, mujore e progresive.
  • Kontrolli i kostove dhe i përputhshmërisë së punimeve me preventivin.
  • Bashkëpunimi me strukturat përkatëse për përcaktimin dhe analizimin e kostove të projektit.
  • Përgatitja e specifikimeve dhe e metodologjisë për çdo proces pune.
  • Administrimi i pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes.
  • Hulumtimi i tregut për furnitorë dhe kontraktorë, negocimi dhe lidhja e kontratave të punimeve.
  • Përgatitja e dokumentacionit të projektit dhe e raporteve periodike mbi ecurinë e projekteve.
  • Ndjekja e procedurave në institucionet përkatëse.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor dhe Master në Inxhinieri Ndërtimi (profili Ndërtim ose Transport).
  • Mbi 3 vite eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit.
  • Zotërim i paketës MS Office, MS Project dhe AutoCAD.
  • Zotërim i gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht).
  • Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikëqyrje, raportim menaxherial dhe menaxhim të performancës.
  • Pjesëmarrja në kurse/trajnime profesionale përbën avantazh.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Tiranë | "Qendra e Biznesit Pajtoni", Rruga Dytësore Tiranë–Durrës, km 1
Afati i aplikimit: 31.10.2026

Nëse dëshiron të rritesh profesionalisht në një ekip ku çdo projekt planifikohet me saktësi para se të ndërtohet, na dërgo CV-në me subjekt "Inxhinier/e Ndërtimi – Zyre".

[email protected]
+355 69 833 7777

Njeh dikë që i përshtatet këtij pozicioni? Ndaje postimin me të.

T&XH sh.p.k
Ndërtojmë me standard. Vendosim standarde të reja.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
https://txh-shpk.com/


T&XH SHPK

Themeluar në Durrës si një kompani ndërtimi, në vitin 2017. Kompania ka zgjeruar veprimtarinë e saj në të gjithë vendin. Kompania u rrit shumë shpejt gjatë viteve të fundit në përgjigje të kërkesës së industrisë shqiptare të ndërtimit. Kompania është e certifikuar me ISO 9001: 2008. Veprimtaria e kompanisë është mbështetur nga stafi i kualifikuar. Vëmendja e kompanisë është e fokusuar edhe në menaxhimin e resurseve njerëzore, kualifikimin e stafit dhe sigurinë. Gjatë këtyre viteve të aktivitetit të saj, në fushën e infrastrukturës së transportit, punëve civile dhe industriale, kompania ka punuar kryesisht në zbatimin e projekteve të financuara nga Institucionet Financiare Private.


INFORMACIONE KONTAKTI