Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Arkitekt/e

Tirane, Shqipëri 10-11-2026 edhe 27 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121804
Kategoria e Punës / Profesioni:
Arkitekt
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
10-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Pozicioni: Arkitekt/e

Vendndodhja: Zyrat Qendrore OBC

Qëllimi i Pozicionit

Arkitekti është përgjegjës për hartimin, koordinimin dhe ndjekjen e projekteve arkitektonike gjatë të gjitha fazave të zhvillimit dhe zbatimit të tyre, duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat funksionale, teknike, estetike dhe ligjore. Pozicioni kontribuon në realizimin me sukses të projekteve të kompanisë, duke garantuar koordinimin efektiv me disiplinat e tjera të projektimit, cilësinë e dokumentacionit teknik dhe zbatimin korrekt të projektit në kantier.


Detyrat

  • Udhëheq projektin dhe fazat e planifikimit të Projekteve Arkitektonike dhe Komplekse.
  • Koordinon mbarëvajtjen e Projektit Arkitektonik në përputhje me Projektin Konstruktiv dhe MEP dhe mbikqyr në vazhdimësi bashkërendimin e tyre për realizimin e projektit definitive që tëgarantohen qëllimet dhe objektivat e Projektit.
  • Konsultohet me Eprorin për vendimet e nevojshme gjatë hartimit të projektit.
  • Siguron përputhjen me rregulloret në fuqi dhe standartet e planifikimit.
  • Realizon vizatimet për projekt-zbatim duke implementuar dhe integruar saktë projektet teknike (mekanik, elektrik dhe konstruktiv) me Projektin Arkitektonik.
  • Realizon vizatimin e të gjitha detajeve të projektit duke marrë konsultat e nevojshme me stafin teknik dhe nënkontraktorët apo furnitorët.
  • Suporton eprorin në takime me institucionet për ta pasur projektin sipas komenteve dhe të pëputhshëm sipas kërkesave të institucioneve
  • Në bashkëpunim me Departamentin Teknik, harton dokumentacionin e nevojshëm (vizatime, llogaritje sasish dhe specifikime teknike) për proçesin e tenderimit të punimeve si dhe kujdeset që projketi te realizohet në përputhje dhe efektivitet me parashikimet e kohës dhe buxhetit.
  • Realizon projektin Arkitektonik "As-Built". Jep inputet e tij për departamentet paralele.
  • Mbikqyr punën e arkitekteve Junior dhe Graphic Desing në përputhje me kerkesat e Projektit.
  • Levron materialet e projektit ne Departamentin Marketing-Shitje në lidhje me komunikimin e produktit dhe siguron informacionin e nevojshëm grafik.
  • Koordinon ndryshimet përkatëse në projektet instalatore dhe bën vlerësimin e preventivave për ndryshime në bashkëpunim me Departamentin Teknik.
  • Bën kontrolle të vazhdueshme në kantier për të kontrolluar ecurinë, cilësinë dhe përputhsmërinë e zbatimit me projektin dhe raporton tek Eprori.
  • Realizon albumin e shitjes së njësive dhe e kontrollon/azhornon në mënyrë të vazhdueshme.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Studimet e Larta për Arkitekturë (Bachelor + Master).
  • Të ketë minimalisht 5 vite eksperiencë pune, preferohet në kompani ndërtimi.
  • Të ketë eksperiencë në projektimin dhe ndjekjen e Projekteve Komplekse dhe Polifunksionale.
  • Të zotërojë shumë mirë programin AutoCAD dhe programet e përpunimit grafik.
  • Të ketë njohje dhe të përdorë programin Revit.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: [email protected]

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 10.11.2026.

“ORION Shpk”, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar [email protected] , nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.

Të dhënat tuaja personale (në cilësinë e kandidatit për punë), do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Rregulloren e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale (miratuar nga “ORION Shpk”). Kjo vlen veçanërisht për parimet e mbrojtjes së të dhënave, kriteret ligjore të përpunimit, konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat tuaja aksesohen vetëm nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, te cilat kane detyrimin për konfidencialitet. Çdo kandidat, gëzon dhe mund të kërkojë ushtrimin e të drejtave të tij ligjore lidhur me të dhënat e tij personale (e drejta e aksesit, ankimit, korrigjimit, fshirjes, kundërshtimit, etj parashikuar në ligj). Të dhënat e kandidatëve jo fitues do të fshihen ose shkatërrohen në momentin e përzgjedhjes së fituesit. Nëse kandidati ka ndonjë pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij personale, ai duhet t'i drejtohet “ORION Shpk”, në adresën e emailit [email protected]. Një inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.orion.al


Orion shpk

“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit.

Ne rrugen drejt rritjes,  kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga  partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e ndertuesve me te mire ne Toscana te Italise. Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne teknologjine e aplikuar, ne projektim, ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes.

Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me i rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per  skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone.


INFORMACIONE KONTAKTI