Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100461

Inxhinier Ndertimi Palase

Himare, Shqipëri 18-04-2025 edhe 18 ditë

Himare

ARLIS CONSTRUCTION SHPK
kërkon të punësojë:

INXHINIER NDERTIMI PALASE

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi, i preferueshem profili Strukturë.
  • Kërkohen mbi 5 vite eksperiencë pune,

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
18-04-2025
Vendodhja:
Himare, Shqipëri

Përshkrimi

Ne jemi ARMAAR GROUP,  nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier Ndërtimi.

Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi

Departamenti: Teknik në zbatim

Vendodhja: Palase

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri i ndërtimit sebashku me Drejtorin e Kantierit kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, si dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Monitoron punen e kontraktoreve, perpilon libreza masazh, nxjerr volumet e punes. Mban proces verbale per punimet. Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen.


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përpilimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, mbajtja e proces-verbale per kontraktorë dhe nënkontraktorë, libreza masash, akte piketimi e kontrolli, etj;
  • Llogaritja e volumeve te punes;
  • Monitorimin e materialeve që implementohen/përdoren në kantier, duke u siguruar se jane sipas kontrates dhe zerave te dakordesuar;
  • Kontrollin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushtet e sigurise së shëndetit e jetës në punë duke u siguruar se të gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacionve në fuqi dhe projektit te ndërtimit;
  • Marrja në dorëzim e punimeve të nënkontraktorëve, kryerja e inspektimeve të rregullta ditore;
  • Zbatimi me rigorozitet i kushteve të kontratave të sipëmarrjes të vendosura ne dispozicion nga departamenti ligjor;
  • Organizimi dhe koordinimi/supervizimi i stafit në varësi për punime në kantier ne bashkepunim me drejtorin e kantierit;
  • Asistencë dhe fleksibilitet gjatë punimeve në objekt sipas kerkesave të drejtuesit te kantjerit;
  • Koordinimi i programit të punës midis nënkontraktoreve;
  • Evidentimi i nevojave për materiale dhe mirëadministrimi i tyre si dhe i makinerive gjendje në vendin e punës;
  • Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore në rast kërkese ose nevoje si dhe raportimi për problematika dhe ecurinë e punonjësve;
  • Të jetë pjesë e diskutimeve teknike në mënyrë aktive brenda kompanisë njëkohesisht me drejtorin e kantierit dhe investitorin

Kualifikimet

Edukimi dhe Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi, i preferueshem profili Strukturë;
  • Kërkohen mbi 5 vite eksperiencë pune, të preferueshme në objekte rezidenciale;
  • Të jetë i afte të përmbush me sukses disa detyra në të njëjtën kohë, të respektoj deadline;
  • Të njoh shumë mirë programet bazë kompjuterike, përdorimi i programit AUTOCAD perben avantazh;
  • Te jetë bashkepunues,fleksibel dhe i komunikueshëm me stafin dhe bashkëpunëtorët;
  • Vleresohet shume qendrueshmeria, integriteti dhe besueshmeria;
  • Njohja e gjuhës angleze/italiane përbën avantazh.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë  CV-në e tyre në adresen e email: [email protected] me subjekt: “Inxhinier Ndërtimi".

SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

Suksese!


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


https://arlis.al/


Arlis Construction shpk

Arlis Construction shpk është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese.

Aktiviteti i kompanisë daton në vitin 2008 me kontribut në disa rezidenca banimi dhe investime sociale të mirënjohura në kryeqytet.

Arlis Ndërtim është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit social dhe atij ekonomik. 


INFORMACIONE KONTAKTI