Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100725

Specialist Vlerësues Dëmesh Shëndetësore

Tirane, Shqipëri 14-04-2025 edhe 13 ditë

Tirane

SICRED SH.A.
kërkon të punësojë:

SPECIALIST VLERËSUES DËMESH SHËNDETËSORE

  • Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit të Mjekësisë;
  • Të ketë ekperiencë mbi 5 vjeçare në marrëdhënie pune;
  • Të jetë i përkushtuar.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Mjek i përgjithshëm
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
14-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Shoqëria SiCRED sh.a., është pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.

SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.

SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një mjek/e në pozicionin Specialist/e Vlerësues/e Dëmesh Shëndetësore”.


Detyrat

  • Vlerëson dhe trajton dëmet e pretenduara ndaj Shoqërisë për secilin prej produkteve të Shoqërisë;
  • Analizon dokumentacionin mjekësor për çdo rast dëmi të reklamuar pranë Shoqërisë SiCRED sh.a.;
  • Këshillon për përmirësimin e produkteve ekzistuese apo produkteve të nxjerra rishtazi të Shoqërisë SiCRED sh.a., duke argumentuar për aspektin mjekësor që gjykohet e arsyeshme për t’u përfshirë në çdo produkt;
  • Paraqitet në institucione spitalore / shëndetësore etj., me qëllim verifikimin apo marrjen direkt të dokumentacionit, të dhënave shtesë, për kërkesat për dëmshpërblim etj. të ngjashme me këto proçese, nën cilësinë e anëtarit të grupit të punës apo komisionit ad hoc, të SiCRED sh.a.;
  • Jep opinion mjekësor për tematika të ndryshme mjekësore sipas nevojës së veprimtarisë së Drejtorisë Juridike dhe Shoqërisë SiCRED sh.a.;
  • Etj.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit të Mjekësisë;
  • Të ketë ekperiencë mbi 5 vjeçare në marrëdhënie pune;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Word dhe Excel);
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Përbën avantazh njohja e një gjuhe të dytë si italisht, gjermanisht, frëngjisht;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, aftësi të mira ndërvepruese dhe të punës në grup;
  • Të ketë aftësi në menaxhimin e stresit dhe të ngarkesës në punë;
  • Të jetë i përkushtuar.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Dokumentacioni që duhet të depozitohet:

    1. CV me foto;
    2. Kopje e diplomës dhe listës së notave;
    3. Kopje e ID;
    4. Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
    5. Kopje të certifikatave të ndryshme të kualifikimit.

Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 14 prill 2025, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


https://www.sicred.com.al/


SiCRED sh.a.

Shoqëria e sigurimit të jetës SiCRED sh.a. operon që prej vitit 2003 në tregun shqiptar të sigurimeve. Shoqëria është licencuar për të ushtruar aktivitet në tregun e sigurimit të jetës. Vizioni i shoqërisë është që të bëhet mbështetja kryesore dhe zgjedhja e padiskutueshme e klientit. Shoqëria operon kundrejt standardeve më të larta profesionale dhe të etikës, me qëllim krijimin e një kulture të mirëfilltë sigurimesh private në Shqipëri. Ambientet e punës janë komode dhe stafi është i komunikueshëm e mikpritës. Fryma e bashkëpunimit është baza e mbarëvajtjes së punës! 


INFORMACIONE KONTAKTI