DIGITAL MARKETING SPECIALIST
- Diplomë Bachelor në Marketing, Administrim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në Digital Marketing, Performance Marketing, Social Media ose pozicione të ngjashme.
Qëllimi i Pozicionit
Digital Marketing Specialist do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e prezencës dixhitale të kompanisë, kanaleve të social media dhe aktiviteteve të Performance Marketing. Kandidati ideal duhet të jetë një person kreativ dhe njëkohësisht i orientuar nga të dhënat, i aftë të krijojë përmbajtje tërheqëse, por edhe të analizojë performancën dhe ta kthejë investimin në marketing dixhital në lead-e cilësore dhe mundësi reale biznesi.
Content & Social Media
Performance Marketing & Lead Generation
Analytics, Reporting & Website
Competitor & Market Monitoring
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: [email protected]
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 15.10.2026.
“ORION Shpk”, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar [email protected] , nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.
Të dhënat tuaja personale (në cilësinë e kandidatit për punë), do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Rregulloren e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale (miratuar nga “ORION Shpk”). Kjo vlen veçanërisht për parimet e mbrojtjes së të dhënave, kriteret ligjore të përpunimit, konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat tuaja aksesohen vetëm nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, te cilat kane detyrimin për konfidencialitet. Çdo kandidat, gëzon dhe mund të kërkojë ushtrimin e të drejtave të tij ligjore lidhur me të dhënat e tij personale (e drejta e aksesit, ankimit, korrigjimit, fshirjes, kundërshtimit, etj parashikuar në ligj). Të dhënat e kandidatëve jo fitues do të fshihen ose shkatërrohen në momentin e përzgjedhjes së fituesit. Nëse kandidati ka ndonjë pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij personale, ai duhet t'i drejtohet “ORION Shpk”, në adresën e emailit [email protected]. Një inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori pune“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit.
Ne rrugen drejt rritjes, kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e ndertuesve me te mire ne Toscana te Italise. Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne teknologjine e aplikuar, ne projektim, ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes.
Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me i rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone.