Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier HSE

Tirane, Shqipëri 16-10-2026 edhe 13 ditë

Tirane

BALFIN CONSTRUCTION
kërkon të punësojë:

INXHINIER HSE

  • Të zotërojë diplomë universitare, dega Inxhinieri Mjedisi/ Elektrike/ Mekanike/ disipline tjetër teknike relevante.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121379
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Mjedisi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
16-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin. Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri HSE është përgjegjës, në kuadër të Kontraktorit të Përgjithshëm, për koordinimin, zbatimin, mbikëqyrjen dhe verifikimin e kërkesave të Health, Safety & Environment (HSE).

Inxhinieri HSE siguron që aktivitetet e ndërtimit dhe masat për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin të zbatohen në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, kërkesat e miratuara të projektit, IFC Performance Standard 4, WBG EHS Guidelines dhe standardet EN/NFPA të aplikueshme për projektin.


Detyrat

  • Të koordinojë dhe monitorojë zbatimin e kërkesave HSE gjatë fazës së ndërtimit.
  • Të realizojë inspektime dhe kontrolle periodike në kantier, duke verifikuar respektimin e kërkesave për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin.
  • Të identifikojë risqet dhe mospërputhjet HSE, të propozojë masat korrigjuese përkatëse dhe të ndjekë zbatimin dhe mbylljen e tyre.
  • Të koordinojë me ekipet HSE, QA/QC, MEP, projektuesit dhe nënkontraktorët për instalimin dhe inspektimin e sistemeve Life & Fire Safety (L&FS).
  • Të verifikojë dhe administrojë dokumentacionin HSE, përfshirë raportet e inspektimeve, dokumentacionin e testimeve, certifikatat dhe evidencat përkatëse.
  • Të bashkëpunojë, sipas nevojës, me autoritetet kompetente, projektuesit dhe specialistët teknikë për çështje që lidhen me HSE dhe Life & Fire Safety.

Kualifikimet

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, dega Inxhinieri Mjedisi/ Elektrike/ Mekanike/ disipline tjetër teknike relevante.

Kualifikime profesionale: Kualifikime ose licenca profesionale relevante në fushën HSE, MZSH, mbikëqyrjes, zbatimit të punimeve. Trajnimet dhe certifikimet specifike në HSE dhe mbrojtjen nga zjarri konsiderohen avantazh.

Kërkesat e pozicionit:

  • Të ketë të paktë 3 vite eksperiencë profesionale si Inxhinier HSE.
  • Të ketë eksperiencë të dokumentuar në pozicione HSE në projekte ndërtimi, sisteme MEP dhe sistemeve të mbrojtjes nga zjarri.
  • Të ketë njohuri të mira të kërkesave HSE për kantieret e ndërtimit dhe të menaxhimit të risqeve.
  • Të ketë njohuri teknike mbi sistemet e detektimit dhe alarmit të zjarrit, sistemet sprinkler/hidrant, pompat e zjarrit, sistemet e kontrollit të tymit, furnizimin me energji emergjente dhe ndërfaqet BMS të sistemeve të mbrojtjes nga zjarri. fire detection & alarm, sprinkler/hydrant systems, fire pumps, smoke control, emergency power dhe BMS/fire interfaces.
  • Të ketë aftësi në leximin e projekteve teknike, vizatimeve të zbatimit (shop drawings), specifikime teknike dhe metodologjive të punimeve.Të ketë njohuri të legjislacionit shqiptar për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe mbrojtjen nga zjarri.
  • Të ketë njohuri pune mbi IFC Performance Standard 4 (IFC PS a), WBG EHS Guidelines dhe standardet EN/NFPA të aplikueshme.
  • Të ketë aftësi të mira koordinimi, komunikimi, raportimi dhe bashkëpunimi me ekipet e projektit, nënkontraktorët, projektuesit dhe autoritetet kompetente.
  • Të ketë zotërim të avancuar i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

Shënime


Çfarë Ofrojmë:

  • Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime dhe vlerësime për performancën.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre brenda datës 16 Tetor 2026.

*Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.balfinconstruction.al


Balfin Construction

Shoqëria Balfin Construction, një prej kompanive kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri e rajon, ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2002, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale e kulturore dhe ndërtime infrastrukturore. Balfin Construction është pjesë e grupit më të madh të investimeve në Shqipëri e rajon: Grupit BALFIN. Puna në Balfin Construction  është e përqëndruar në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët, duke u kujdesur për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania u vjen në ndihmë klientëve nëpërmjet programit të financimit, ndërsa për bashkëpunëtorët ofron një përfshirje të vazhdueshme në sukseset dhe arritjet e saj. Progresi i vazhdueshëm, investimet bashkëkohore, si dhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë motivim për të gjithë stafin


INFORMACIONE KONTAKTI