Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Arkitekt/e

Durres, Shqipëri 11-11-2026 edhe 27 ditë

Durres

IXHEM PARAFABRIKAT
kërkon të punësojë:

ARKITEKT/E

  • Diplomë universitare në Arkitekturë.
  • Eksperiencë pune në projektim arkitektonik dhe menaxhim projektesh.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121836
Kategoria e Punës / Profesioni:
Arkitekt
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
11-11-2026
Vendodhja:
Durres, Shqipëri

Përshkrimi

I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate me beton të armuar , prodhon një gamë të gjërë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive të aftë për të përmbushur cdo kërkesë për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Kompania jonë është në kërkim të një Arkitekt Senior.


Detyrat

  • Zhvillimi i projekteve arkitektonike nga koncepti deri në projekt zbatimi.
  • Hartimi i dokumentacionit teknik dhe administrativ për leje zhvillimi dhe ndërtimi.
  • Verifikimi i parametrave urbanistikë dhe përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi.
  • Koordinimi i projektit me disiplinat e tjera teknike.
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe ndjekja e kërkesave të tyre.
  • Përgatitja e preventivave, BOQ dhe kontrolli i kostove të projektit.
  • Ndjekja e realizimit të projektit në kantier dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë zbatimit.
  • Organizimi dhe monitorimi i afateve të punës dhe dokumentacionit projektua

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Arkitekturë.
  • Eksperiencë pune në projektim arkitektonik dhe menaxhim projektesh.
  • Njohuri të proceseve të projektimit dhe ndërtimit.
  • Njohuri të procedurave të lejeve dhe legjislacionit urbanistik në Shqipëri.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe organizimi.
  • Përgjegjshmëri profesionale dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohuri të programeve profesionale të projektimit dhe modelimit.
  • Vendbanim në Durrës ose Tiranë

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215 ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: [email protected] .

  • Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


IXHEM Parafabrikat

E krijuar në vitin 2008 si rezultat i eksperiencës shumë vjeçare të themeluesve të saj me kompanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali, I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes.

I.XH.E.M prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.