Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Dëshmi Suksesi

logo ALKOS GROUP
Kompani

Jam Ornela dhe tashmë prej disa vitesh e përkushtuar dhe angazhuar në fushën e Burimeve Njerëzore. Si drejtuese e departamentit të Burimeve Njerëzore në Alkos Group, ku besojmë se kapitali njerëzor është aseti më i çmuar që mund të ketë një kompani, çmoj shumë zhvillimin personal, duke e konsideruar çdo takim, trajnim, workshop të organizuar, etj, jo vetëm si një shkëmbim eksperiencash dhe ndërtim network-u por edhe si një “ushqim” për mendjen; një biçikletë për trurin. Ndaj, në mënyrë të vazhdueshme preferoj të mbaj kontakte me ekspert në fushën e Burimeve Njerëzore, ndër të cilët veçoj e vlerësoj shumë edhe znj. Eljana Meta, për profesionalizmin dhe ekspertizën që e karakterizon. Në ciklin e trajnimeve për vitin 2023 mbajtur nga Akademia e BNj, Duapune.com, pata kënaqësinë e privilegjin të merrja pjesë e të ndiqja nga afër trajnimet e organizuara, duke u përqëndruar në thellimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive në disa aspekte kritike të HR-së, ku ndër të tjera citoj:

- Menaxhimin e Burimeve Njerëzore – në thellimin e menaxhimit dhe zhvillimit të ekipit, duke zbatuar praktikat më të mira të HR-së;

- Rekrutimin dhe seleksionin e personelit – zhvillimin e aftësive personale në identifikimin e seleksionimin e kandidatëve të përshtatshëm, duke u bazuar në analizën e CV-ve, fazat e intervistimit, referencat, etj;

- Menaxhimin e performancës – kam zhvilluar aftësitë për të krijuar dhe zbatuar sisteme efikase të vlerësimit të performancës si dhe të rekomandoj metoda e sisteme të reja vlerësimi;

- Administrimi personelit dhe legjislacionin – thellim të njohurive për praktikat ligjore të HR-së, përvojë e fituar në menaxhimin e dokumentacionit të personelit, etj;

- Zhvillimin e aftësive personale, teknologjia & AI në HR – e konsideroj investim dhe vlerë të shtuar, për shkak të rëndësisë për zhvillimin e aftësive të mia komunikuese e dëgjuese, bashkëpunuese dhe analitike, të cilat janë të rëndësishme për një karrierë të suksesshme në HR;

Trajnimet e Akademisë në HR ishin trajnime praktike të ofruara nga trajnerë me eksperienca të vyera, duke dhënë një impakt të ndjeshëm në karrierën time në krijimin e brandit të punonjësve dhe zhvillimin e menaxhimin e të gjithë ekipit. Përgjatë trajnimit, pata kënaqësinë që të ndaj pak nga eksperiencat personale dhe të mësoj shumë nga eksperiencat e homologevë të mi pjesëmarrës në këtë rrugëtim, dhe mbi të gjitha të trajnerëve të cilët këtë cikël trajnimesh e mbyllën me vulën e suksesit, për shkak të përkushtimit,kontributit, bashkëpunimit, metodave praktike dhe bashkëkohore, profesionalizmit të thellë dhe mençurisë profesionale që udhëhoqën këtë cikël trajnimesh; vizionin e qartë dhe që përgjatë gjithë kohës ishin edhe ata njëri nga ne, u bënë një me në!

Faleminderit Akademia HR Albania!

Ornela Çela